“Po vërehen pasoja të rënda në organet jetësore që shfaqen pas 4 muajsh”/ Kërkuesi shkencore tregon me çfarë po përballen personat që e kalojnë pa simptoma covid-19

0
51

Koronavirusi mund të lërë pasoja edhe të njerëzit që e kanë kaluarpka simptoma. 70% e personave të prekur nga koronavirusi, por që janë asimptomatikë, mund të ndjejnë pasoja në disa organe të tyre 4 muaj pas infektimit.

Kështu shprehet Sonia Villapol, kërkuese shkencore në Institutin Mjekësor të Hjustonit, në deklarata për “Antena3”.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po vërehen pasoja të rënda në periudhën afatgjatë te njerëzit që kanë pasur koronavirus:

“OBSH po vëren efekte dytësore në zemër, mushkëri, shëndet mendor dhe tru”.

Pikërisht truri është më i rrezikuari, sipas Villapol: “Virusi mund të “pushtojë” trurin dhe të dëmtojë një pjesë që mbron mbaresat nervore. Për pasojë, ka pasur pacientë me Covid-19 që kanë zhvilluar sëmundje si Parkinsoni, skleroza apo edhe Alzheimer”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj