Pas mbledhjes me drejtuesit në qarqe të PS-së, Rama kërkoi që të votohet sa më shpejt dhe pa asnjë ndryshim në Kuvend dekreti i kthyer nga Meta për Kodin Zgjedhor duke thënë se askush nuk duhet të vërë në diskutim vullnetin e Parlamentit, e aq më pak kreu i shtetit.
“Pa asnjë dyshim, pikë e presje do votojmë kodin siç e votuam nga Parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e Parlamentit pa asnjë arsye, aq më pak Ilir Meta”, tha Rama