Nën ritmet e këngës së Noizy, kjo është e shtuna e familjes së Lorikut

0
29

Familja e Lorik Canës është ndër më të këndshmet e showbizit shqiptar teksa postimet e tyre herë pas here zgjojnë interesin e të gjithëve. Së fundmi ai na ka treguar se si është e shtuna në shtëpinë e tij.

Prej kohësh, ata janë zhvendosur në Itali, ku po vijojnë jetën e tyre, ndonëse nuk e dimë nëse do jetë ky vendi ku ata do i rrisin fëmijët e tyre. Nuk e dimë se si po e kaloni ju fundjavën, por në familjen e Lorikut kjo e shtunë i takon muzikës dhe kërcimeve. Dhe kjo muzikës dosido, por këngëve rep të Noizyt.

Ka qenë vetë Loriku që ka shpërndarë një video nga atmosfera në shtëpinë e tij, ky shihen Monica me të të vegjëlit, Bojken dhe Enkelejda, duke kërcyer me këngën e reperit.

“Humori i të shtunës”- ka qenë ky mbishkrimi që ka zgjedhur ish-futbollisti për këtë video.
Monica duket se po e shijon shumë këtë ditë me Enkelejdën në krahë, portretin e të cilës nuk e kemi parë ende, kurse Bojkeni shihet se është rritur goxha.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj