La Croix (1955) / Pas dhjetë viteve në Egjipt, mbreti Zog rikthehet në Francë bashkë me një suitë civile dhe ushtarake

0
346

Nga Aurenc Bebja, Francë – “La Croix” ka botuar, të shtunën e 30 korrikut 1955, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me rikthimin asokohe të familjes mbretërore shqiptare në Francë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Côte d’Azur, strehë e mbretërve të rënë

Ish-mbreti Zog i Shqipërisë u ngjit në bordin e anijes Maréchal Joffre, gjatë ndalesës së kësaj të fundit në Aleksandri.

Ish-sovrani vjen në Francë, pas dhjetë viteve të kaluara në Egjipt. Ai shoqërohet nga gruaja e tij, djali i tij dhe një suitë civile dhe … ushtarake.

Dy vila, njëra në Kanë, tjetra në Antibes, janë marrë me qira nga ish-mbreti Zog i cili, pas një sëmundje të gjatë të zemrës, dëshiron të trajtohet nga specialistët francezë.

Ndërsa princi i ri, djali i tij, ai dëshiron të studiojë në një shkollë teknike aeronautike.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1955-pas-dhjete-viteve-ne-egjipt-mbreti-zog-rikthehet-ne-france-bashke-me-nje-suite-civile-dhe-ushtarake/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here