Çfarë kërkon mami i Lei Krajës për dhëndrin: I shkreti ai burrë që…

0
26

Lei Kraja, moderatorja sportive e njohur tashmë në ekran ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “VVake Up” ku ka folur për jetën private.

Ajo ka zbuluar se sfida më e vështirë është nëna e saj për burrin e të ardhmes, pasi kërkon një mashkull ideal për vajzën.

“Mami është sfida më e vështirë. I shkreti ai burrë që martohet me mua. Do të keni një vjehrrë shumë të vështirë. Nuk ka një njeri mjaftueshëm të mirë sipas mamit. Servilizëm jo, këtë e ka shumë inat.

Unë për jetën private nuk flas kurrë. Kur të jem e martuar do ju them. Horoskopi më ka thënë që 29-vjeçe do i bëj të gjitha këto gjerat. Pika ime më e fortë dhe më e dobët është sinqeriteti”.

E pyetur nëse e shikon veten me një futbollist në të ardhmen Lei u shpreh: “Futbollistët e kampionatit shqiptar janë më të vuajturit për momentin, për sa i përket bojkotit. Kanë kaluar një vit shumë të vështirë për sa i përket pandemisë, planet janë prishur në merkato. Siç kam thënë nuk e bëj jetën me plane. Të dalë një futbollist që dashurohem ok, por nuk e di”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj