FOTO/ Rama provokon ministrin grek? Vesh kollare kuqezi me yll të verdhë në konferencën për mediet

0
275

Kryeministri Rama është shfaqur në konferencën e sotme me ministrin grek Nikos Dendias, me kollare me motivet e flamurin shqiptar.

Flamuri kuqezi dhe shqiponja dykrenare në kollaren e Ramës tërhoqi vëmendjen e mediave duke u bërë menjëherë virale.

Ajo që bie në sy në kollaren e Ramës, veç ngjyrave kuqezi është edhe ylli i verdhë vendosur në fundin e kollares. Një detaj që ende ngre polemika për simbolikën e tij.

Studiuesit janë ende të ndarë sa i përket simbolit të yllit të verdhë në flamurin kombëtar.

Disa mbrojnë tezën se ylli është simbol i lirisë, shenjë dalluese e partizanëve e ndërsa të tjerë nuk e pranojnë këtë tezë, duke e cilësuar yllin e verdhë një detaj të përvetësuar dhe të përhapur prej komunistëve e që nuk duhet përdorur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here