Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

0
205

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar të gjithë emigrantët se dokumentet e identifikimit do të shpërndahen me shërbim postar, brenda rajonit të Atikës.

Njoftimi i Ambasadës

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here