Eksplozivi në Vlorë/ Detaje të reja, si ishte e pajisur me telefon bomba artizanale dhe gati për të shpërthyer

0
275

Detaje të reja janë zbardhur nga eksplozivi i vendosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë.

Mësohet se sasia plasëse e vendosur pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, ishte rreth 200 gram dhe e vendosur me telefon. Lënda plasëse ishte e përgatitur në mënyrë artizanale nga lloji “tritol”.

Sasia e tritolit u asgjësua me shpërthim të komanduar nga Forcat Xheniere.

Mësohet se policia nuk e ka ende të qartë nëse lënda plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makine të parkuar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, përmes së cilave shpreson të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here