Reshjet e dendura, rënie gurësh në aksin rrugor Elbasa-Librazhd

0
39

Reshje të dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë sjellë rënie gurësh në aksin rrugor Elbasan-Librazhd duke vështirësuar kështu qarkullimin.

Mësohet se para mesnatës u bllokua përkohësisht rruga në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Ndërkaq, bëhet e ditur se një shtëpi në fshatin Gurabardh është përmbytur nga përroi i Zaranikës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj