Masat e reja/ Rama: Maska bëhet e detyrueshme kudo, gjoba do ju vijë në …

0
101

Kryeministri Rama bëri me dije mëngjesin e sotëm (10 tetor) në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë se maskat do të jenë të detyrueshme dhe në ambientet e jashtme. Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”,- lajmëroi kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj