Kapet në Fier i shumëkërkuari i rrezikshëm

0
111

Një person i shumëkërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar në Fier,

Autoritetet italiane informojnë se është arrestuar në Fier shqiptari Viron Tavanxhiu me pseudonimin Kabuci 39 vjeç. I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2008.

Ai akuzohet për vrasjen e shtetasit tunizian Ezzedine Hkiri e për plagosjen e shqiptarit Gentjan Xhepa. 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Milanos në zonën Paolo Sarpi. Hetimet zbardhën se motivi i vrasjes lidhet me konfliktet mes grupeve kriminale shqiptare për kontrollin e shfrytëzimin e prostitucionit.

Më 2008 Guykata e Milanos dënoi në mungesë Viron Tavanxhiun me 22 vite burg.

Pas 12 vite kërkimi ai u arrestua rreth orës 12 të datës 9 tetor 2020 në Shqipëri në territorin e qytetit Fier.

Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit me Interpol Tirana, me policinë shqiptare e me mbështetjen e Ekspertit të Policisë Italiane në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj