Mbrojtja e Haxhisë: I pandehuri nuk mund të ndahet nga ngjarja dhe të akuzuarit e tjerë

0
289

Gazeta ka siguruar të gjithë dosjen e dorëzuar nga pala mbrojtëse në gjyqin e Izet Haxhisë. Javën që lamë pas avokati Idajet Beqiri dha argumentet e tij dhe kërkoi që të thirren 18 dëshmitarë, mes të cilëve dhe ish-kryeministri Berisha. Në dosje i kërkohet gjykatës që të pranohet kjo kërkesë, ndërsa bëhet e ditur se rasti i Haxhisë nuk mund të jetë i veçuar nga ngjarja. “Vendimmarrja juaj do të ketë të bëjë vetëm me të pandehurin Izet Haxhia, por Izet Haxhia nuk shkëputet dot nga vrasja dhe bashkautorët e tjerë që janë akuzuar dhe janë dënuar. Kjo për faktin se vrasja e ndodhur është një, vrasja ka disa bashkëpunëtorë të hetuar, të akuzuar dhe të dënuar, njëri prej tyre sipas organit të akuzës është edhe i pandehuri Izet Haxhia. I pandehuri Izet Haxhia nuk mund të veçohet dot nga ngjarja, nga protagonistët e tjerë të ngjarjes, nga dëshmitarët që kanë aluduar ose kanë hedhur padrejtësisht baltë me dëshmitë apo insinuatat e tyre mbi të, por ai te e vërteta e ngjarjes është i detyruar të shkojë duke ju paraqitur juve si gjykatë ata dëshmitarë që dinë gjithçka, deri në detaj, për ngjarjen dhe prej dëshmive të tyre, prej provave të formësuara prej tyre, zbardhet edhe roli, vendi, pozicioni, veprimet dhe mosveprimet e kryera apo të mos kryera të të pandehurit Izet Haxhia në ardhjen e pasojës së rëndë, vrasjes së shtetasit Azem Hajdari”, thuhet në argumentet e palës mbrojtëse. Avokati këmbëngul te pafajësia e Haxhisë, duke deklaruar se ai ka ardhur vetë në Tiranë me qëllim për një proces të drejtë ligjor ndaj tij dhe nuk ka asnjë qëllim që t’i shmanget drejtësisë. “Nëse Izet Haxhia do të kishte vetëm arsyen e vet, domethënë shmangien e ekzekutimit të këtij dënimi me 25 vjet burg, ashtu siç qëndroi ilegal për shumë kohë, deri sa vendosi që të vinte dhe të dëshmonte për të vërtetën e ngjarjes, i bindur se ndryshimet e ndodhura në vitin 2013 në qeverisjen e vendit dhe reforma në drejtësi që po formësohej dhe po implementohej edhe me ndihmën parësore të SHBA dhe BE, ashtu do të qëndronte deri në vitin 2023 dhe pastaj, bazuar në nenin 68 paragrafi i parë, gërma “a” e Kodit Penal do të kërkonte parashkrimin e ekzekutimit të dënimit”, thuhet më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here