Covid shpërthen sërish/ Alimehmeti tregon arsyen pse ka rënë numri i vdekjeve: Nuk ka ndryshuar virusi, por…

0
342

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha se në të gjithë botën ka rënë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19. Sipas tij, rritja e të infektuarve është mjaft e lartë, por për fat të mirë ka rënë dukshëm vdekshmëria.

Njohja e virusit dhe rritja e kapaciteteve mjekësore, shton mjeku, janë ndër arsyet që kanë çuar në uljen e numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit. 

“Janë shtuar kapacitetet, prandaj ka rënë vdekshmëria, nuk ndryshoi virusi. Është përmirësuar protokolli mjekësor. Kanë nevojë për eksperiencë edhe mjekët.

Për të qenë të thjeshtë, sepse nuk mund t’i japim mend Francës ose Spanjës, por një logjikë numrash nuk shkon.

Nuk shkon sepse ndërkohë që në mars-prill kishim rreth 3-4 mijë raste ditore, tani kemi 12 mijë raste ditore, pra trefishim. Por nga krahu tjetër, vdekjet ishin deri në 1 mijë në ditë, tani janë 30-60.

Ky lloj diskutimi vetëm për rastet e reja nuk na bën të shohim shumë larg. Në fakt asnjë prej nesh nuk është i shqetësuar për një sëmundje, nëse ajo sëmundje nuk shkakton pasoja të rënda apo nuk ka vdekje.

Qartësisht kjo gjë nuk po ndodh më në Francë. Ndërkohë sot ata kanë 30-60 vdekje, ndërsa në mars 800-1 mijë”, tha ai në “Wake Up”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here