Google search engine
Home Bota Donald Trump del nga spitali dhe u bën thirrje votuesve: Nëse doni...

Donald Trump del nga spitali dhe u bën thirrje votuesve: Nëse doni të rrisni taksat shkoni votoni për demokratët

0
310

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump duket se është duke e mposhtur Covid-19 më shpejt seç pritej. Gjendja e tij vazhdon të përmirësohet dhe Shtëpia e Bardhë është shprehur optimiste se së shpejti ai do të dalë nga spitali. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha në një intervistë për Fox News se “mjekët do të vendosin më vonë nëse do ta lirojnë”. Nga ana tjetër duket se Trump është në gjendje të mirë përderisa ka bërë rreth 20 postime në Twitter duke e zhvendosur atje fushatën elektorale, pasi takimet dhe tubimet që ishin planifikuar janë pezulluar të gjitha. Presidenti Trump ka ftuar votuesit të shkojnë në qendrat e votimit dhe ta votojnë atë edhe për një mandat të ri katër-vjeçar. “Nëse doni të rritni taksën, më e madhja në historinë e vendit tonë (ajo që do të shkatërrojë ekonominë dhe biznesin tonë), votoni për demokratët”, shkroi ai në llogarinë personale në Tëitter. Trump gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të tjerë amerikanë që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sakaq, edhe pse virusi në trupin e tij konsiderohet ende ngjitës, Trump, të dielën, doli për pak kohë me makinë, për t’i përshëndetur mbështetësit e tubuar rreth spitalit Ëalter Reed, ku edhe po trajtohet. Më herët, Trump publikoi një video në Tëitter, duke thënë se ai ka “mësuar shumë” për sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, që nga infektimi. “Kjo është shkolla e vërtetë, nuk është ‘le t’i lexojmë librat e shkollës’. Dhe, unë e kuptoj. Dhe, është një gjë shumë interesante”, tha Trump.

Flet Zonja e Parë

Edhe zonja e parë, Melania Trump është konfirmuar javën e kaluar se është infektuar me koronavirus, por që ajo është trajtuar në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk ka qenë nevoja që të shtrohej në spital. Në një mesazh të shpërndarë në TRëitter ajo ka falënderuar stafin mjekësor i cili po kujdeset për shëndetin e saj dhe tha se është duku u lutur për të gjithë ata që kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Ndërkaq, Presidenti Trump që ka qëndruar në Spitalin Ushtarak Walter Reed për më shumë se dy ditë, ku u shtrua pasi u konfirmua se ishte infektuar me koronavirus është larguar në mënyrë të menjëhershme nga spitali për të bërë një xhiro me makinë, duke shkaktuar debat të madh në mesin e mjekëve dhe senatorëve. Më i ashpër ishte mjeku, i cili gjithashtu punon në spitalin ku po trajtohet i pari i shtetit amerikan, James Phillips. “Çdo person në veturë gjatë asaj vozitje krejtësisht të panevojshme presidenciale tani duhet të jetë në karantinë për 14 ditë”, shkroi James Phillips në Twitter, mjek dhe profesor i mjekësisë urgjente në Universitetin George Washington. “Ata mund të sëmuren. Ata mund të vdesin. Për shkak të shfaqjeve politike”, tha ai. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere e përshkroi daljen e Trumpit nga spitali si “një udhëtim të shkurtër” dhe shtoi se presidenti u kthye shumë shpejt në kompleksin e spitalit. Por, kjo nuk i ka ndalur kritikat e shumta rreth rrezikimit të shëndetit të njerëzve të tjerë për shkak të tekeve të presidentit.

Biden mbi debatin e ardhshëm me Trump

Para se të hipte në aeroplanin që e dërgojë për në Florida, Joe Biden ndaloi për pak kohë të flasë para mediave. I pyetur se cili ishte komenti i tij lidhur me rastin e largimit të përkohshëm të presidentit, Donald Trump nga spitali Walter Reed, ku po trajtohet për koronavirus, demokrati ka hezituar të deklarohet rreth shëndetit të rivalit republikan. I pyetur nëse do të debatonte me presidentin më 15 tetor, Biden u përgjigj se nëse shkencëtarët thonë se është e sigurt dhe distanca është e mjaftueshme, atëherë ai nuk ka asnjë problem me debatin. “Unë do të bëj gjithçka që ekspertët thonë se është e përshtatshme për të bërë”, tha Biden, ndërkohë që shtoi se po “pret me padurim” debatin e ardhshëm edhe pse nuk dihet nëse do të mbahet. “Unë nuk jam ekspert për këtë, por mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi kam menduar gjatë gjithë kohës dhe do të vazhdoj të dëgjoj shkencëtarët”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here