Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit janë rishikuar pas debateve për kompetencat për përgjimet. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në komisionin e sigurisë tha se në draft nuk është më fjala përgjim, por mbikqyrje ambientale. Kohë më parë një debat i madh u ndez pasi me këtë ligj synohej t’i jepeshin Policisë atribute për të kryer përgjime, ndërkohë që është kompetencë e Prokurorisë.
Por Lleshaj tha se ishte keqkuptim dhe e pavërtetë. Sipas ministrit të brendshëm, me ligjin e ri Policia mbikqyr në mënyrë të veçantë të komunikimeve joelektronike, mbikqyrjen e veçantë në vende publike dhe gjurmimin e personave të dyshuar me mjete dhe teknika për të lokalizuar vendndodhjen.
”Drafti i ligjit të arrihet në atë trajtë që të ketë konsensusin e miratimin. Janë bërë rishikime në terminologji. Pati keqkuptime. Për arsye se shumë veta e keqkuptuan sikur bëhej fjalë për ndërhyrje në ligjin e përgjimeve, apo dhënie kompetencash Policisë për të bërë përgjime.
Është zëvendësuar fjala përgjim ambiental me mbikqyrje. Dhe kjo besoj që e ka zhvlerësuar dhe adresuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve, dhe përfaqësues institucionesh.
Në thelb ligji 131, gjatë veprimtarisë informativo- gjurmuese, me qëllim parandalimin e veprave penale, zbulimin e tyre, autorëve. Policia merr, përpunon. dokumenton informacion nëpërmjet
a)Mbikqyrjes së veçantë zanore të komunikimeve joelektronike.
b) mbikëqyrjes së veçantë për personat e dyshuar në vendet publike
c) Gjurmimin e personave të dyshuar me mjete dhe teknika të veçanta për të lokalizuar vendndodhjen.
Këto atribute i kanë Policitë në gjithë botën.”- tha Lleshaj.


































