Jul Deda nostalgjik, por dhe për të treguar ndryshimin e kohëve

0
68

Vitet kalojnë por kujtimet janë ato të cilat na sjellin ndërmend rrugën nëpër të cilën ecim. Jul Deda duket se është bërë nostalgjik këtë mëngjes teksa ka postuar një foto nga dita e parë e shkollës në klasë të parë.

Emocionet për gjërat e reja që po vijnë janë të papërshkrueshme, ndaj ky kujtim mbetet një ndër më të veçantët në jetë.

Një kujtim të tillë ka edhe aktori i humorit Julian Deda, i cili ka vendosur ta ndajë me publikun ndjesinë e tij.

Në një postim në Instagram, Juli rrëfen se e mban mend si sot ditën kur u përgatit për të shkuar për herë të parë në shkollë, ndërsa sytë na mbetën tek fotoja e vjetër e aktorit.

Në fakt, ai nuk ka ndryshuar aspak që prej fëmijërisë dhe ka ruajtur të njëjtën fytyrë që kishte edhe dikur, kur ishte në bankat e shkollës.

“Hera e parë nuk harrohet”- thotë Juli dhe s’mund të ishim më dakord!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj