Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka reaguar për vetëvrasjen e pacientit 65-vjeccar, i cili u hodh nga kati i katërt i këtij spitali.
Sipas spitalit, Hasan Mira, 65 vjeç, i cili ishte edhe vjehrri i deputetit, Gjetan Gjetani, ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.
“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.
65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.
Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, sqaron shkurtimisht spitali.
Ky është rasti i dytë brenda pak javësh në vendin tonë, pasi edhe më 13 gusht, një 29-vjeçar nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i këtij spitali duke ndërruar jetë.






































