Google search engine
Home Sociale 17-vjeçarja nga Fushë-Kruja rrëqeth me dëshminë: Më kanë dhënë kokainë dhe më...

17-vjeçarja nga Fushë-Kruja rrëqeth me dëshminë: Më kanë dhënë kokainë dhe më kanë shfrytëzuar 8 muaj si prostitutë, shpeshherë edhe më…(Detajet tronditëse)

0
386

17-vjeçarja nga Fushë-Kruja e cila u shfrytëzua seksualisht nga 4 persona për tetë muaj ka gjetur guximin të denoncojë dhunuesit. Ajo tregon për “Neës 24” se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia.

Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat: “Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here