Google search engine
Home Sociale Merren 25 tamponë në Gjirokastër/ Zbardhen detajet kush është rasti që po...

Merren 25 tamponë në Gjirokastër/ Zbardhen detajet kush është rasti që po gjumohet pas shtrimit tek Spitali Infektiv

0
510

Burimet nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor të Gjirokastrës konfirmojnë se sot janë marrë tamponë tek 25 persona në Gjirokastër të cilët janë familjarë, të afërm dhe kontaktet që ka pasur 67- vjeçari, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Infektivit në kryeqytet. Tamponët janë dërguar mesditën e sotme në drejtim të kryeqytetit për të vërtetuar nëse dikush prej tyre mbart virusin e rrezikshëm. 

Burimet nga NJVKSH konfirmojnë se 67-vjeçari është shtruar në Spitalin e Infektivit në kryeqytet para 10 ditëve pasi është mbajtur nën kontroll të rreptë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga hepatiti akut që e preku. Në kryeqytet ai mund të jetë prekur nga Covid-i pikërisht nga stafi mjekësor apo ndonjë person tjetër që kishte virusin. Mësohet se situata shëndetësore e tij është e qëndrueshme deri në këto momente ndërkohë që priten nesër përfundimet e analizave për të 25 personave që u mor tamponi ditën e sotme në Gjirokastër. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here