U vra me plumba blind shpues në Laç/ Artan Hoxha zbulon të shkuarën e biznemenit Paulin Marku: Ka fituar një gjyq ndaj Ambasadës Amerikane

0
406

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje që nuk diheshin për jetën e biznesmenit Paulin Marku (Gjergji), I ftuar në një intervistë në “AbcNeës”, Hoxha ka treguar sesi Marku ka qënë një nga investitorët më në zë në Tiranë shumë vite më parë.

Gjithashtu gazetari ka shtuar se shumë vite më parë ka raportuar për një gjyq që ai kishte fituar ndaj Ambasadës Amerikane në Shqipëri për një pronë.

“Janë ngjarje me vijim. Është vazhdimi i një historie dhe jo fundi. Njëri prej tyre është biznesmen i njohur, Paulin Marku. Që në kohën e Parkut Rinia të famshëm. Një nga lokalet e njohura ka qënë Nikolino dhe përveç kësaj është marrë edhe me pasuri të patundshme, ndërtim. Ka bare, restorante, klube nate. U fuqizua shumë dhe u bë pjesë e lojrave të fatit. U çudita që ishte pjesë e atentatit. Kam raportuar një gjyq që ai ka pasur me ambasadën amerikane dhe ka fituar. Ka fituar procesin në gjykatë. Nuk janë vrasës amatorë. S’kemi ende një makinë të djegur, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e autorëve,”-tha Hoxha.

Më tej, Hoxha tha se mendonte se atentati në Laç nuk ka pasur lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi pak çaste më pas në hotel “Victoria”, në pronësi të Ervin Matës. Ai u shpreh se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por një mendje djallëzorë kërkon të rizgjojë konfliktet.  

“Një mëndje djallëzore ka dashur të fusë në konflikt. Në hotel rrinin mjekë, nga më të mirët dhe të huaj. Sepse është spitali afër,”-shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here