Boris Johnson telefonon me urgjencë miliarderin Bill Gates, zbardhet biseda e tyre e rëndësishme për luftën kundër COVID-19

0
60

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me miliarderët amerikanë Bill dhe Melinda Gates, ku ka folur me ta për gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Një deklaratë e Downing Street tha se ata kanë folur për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar vendet në të gjithë botën të luftojnë virusin dhe punën e Fondacionit Gates në këtë fushë

“Të dy palët shprehën shpresën se një vaksinë e vlefshme do të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ajo.

Biseda vjen përpara Samitit Global të Vaksinave, më 4 qershor në Mbretërinë e Madhe.

Leave a Reply