S’bëhet shaka me mbretëreshën, Harry e Meghan s’i shpëtuan dot faturës së majme për shtëpinë në Britani

0
334

Njerëzit e kërkuan, mbretëresha Elizabeth e premtoi dhe në fund erdhi dhe llogaria. Harry dhe Meghan duhet të dëmshpërblejnë Kurorën për shpenzimet për rikonstruktimin e “Frogmore Cottage”, ku jetuan vetëm për pak muaj, përpara se të vendosnin për të hequr dorë nga gjithçka dhe për të shkuar në Amerikë.

Dukët e Sussex duhet t’i derdhin kasës së shtetit britanik rreth 2.5 milionë paund që u shpenzuan për të përmbushur dëshirat e tyre, por do ta bëjnë me këste, 18 mijë paund në muaj për 11 vitet e ardhshme.

Siç raportohet në revistën “inStyle”, shuma mbulon një pjesë të kostove për restaurimin por edhe për mirëmbajtjen e vendbanimit. Shkurt, një lloj qiraje, e cila do t’i lejojë ata të jenë në gjendje të përdorin lirshëm vendbanimin kur të kthehen në Britaninë e Madhe. Një vendim, ai i pagesës me këste, i cili bëri që shumë qytetarë të rrudhin buzët, të bindur se pavarësia ekonomike e lakmuar nga Harry dhe Meghan gjithashtu kalon nga kthimi i parave publike të shpenzuara për to. “Ata janë mjaft të pasur, s’do ta kishin problem t’i shlyenin njëherësh ato para”, shprehen të pakënaqurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here