4 raste të reja në 24 ore/ Ministria e Shëndetësisë zbulon ku u identifikuan rastet e reja

0
309

Ka shkuar ne 876 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, me 4 raste të reja, 2 në Krujë, një në Tiranë dhe një në Berat.

Kështu ka dalë nga harta e gjelbër sërish qyteti i Beratit duke u identifikuar 1 rast. Mësohet se ka rezultuar pozitive me COVID-19 një ekonomiste e Ujësjellësit të Beratit.

Aktualisht, punonjësit e Ujësjellësit po i nënshtrohen analizave, për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes tyre me këtë virus.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.

OVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)

Testime totale 11332

Testime molekulare 10802

Testime serologjike 530

Raste pozitive 876

Raste të shëruara 682

Raste Aktive 163

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 70

Krujë 51

Shkodër 16

Kamëz 12

Fier 5

Kurbin 3

Elbasan 2

Mirditë 1

Berat 1

Durrës 1

Korçë 1”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here