Google search engine
Home Rajoni Kosova Gati krijimi kabinetit te ri/ Mustafa takim me grupin parlamentar të LDK-së,...

Gati krijimi kabinetit te ri/ Mustafa takim me grupin parlamentar të LDK-së, prezanton emrat e qeverisë së re

0
357

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të mbajë sot një takim me Grupin Parlamentar të kësaj partie, ku do të paraqesë kabinetin e ri qeverisës.

Takimi është paralajmëruar të mbahet rreth orës 11:00 në zyrat e Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Javën e kaluar në mbledhjen e kryesisë, LDK vendosi që të emërojë si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.

Ky vendim i kryesisë u përkrah edhe nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here