Google search engine
Home Aktualitet “Zona te gjelberta”/ Ndalohet hyrja apo dalja por s’ka nevojë për autorizim...

“Zona te gjelberta”/ Ndalohet hyrja apo dalja por s’ka nevojë për autorizim brenda tyre

0
402

Nga e hëna, disa bashki në vend të konsideruara të gjelbërta për shkak se nuk kanë regjistruar raste me koronavirus, do të kenë më shumë lehtësira në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka inspektuar sot pikat e ngritura të kontrollit, ku ndahet Elbasani me Librazhdin dhe Pogradeci me Korçën. 

Gjatë inspektimit, Drejtori Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Elbasan Arjan Muça dhe drejtori vendor i Policisë Korçë Lorenc Panganika, ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikmëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbra.

“Siç e shikoni këtu është ndërtuar një pikë kontrolli, me detyrë kontrollin e të gjithë mjeteve dhe qytetarëve, të cilët do të qarkullojnë në këtë zonë dhe si detyrë kryesore ndalimin e çdo qytetari të zonës së gjelbër për të ardhur në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas, ndalimin e çdo qytetari dhe mjeti nga Elbasani në drejtim të Librazhdit.

Theksoj dhe njëherë që kjo zonë e gjelbër është zonë vetëm për banorët e kësaj krahine, ku siç u theksua edhe dje, do të ketë disa lehtësira përsa i përket moshës së tretë, e cila do të lëvizi deri në orën 08:30 pa autorizim dhe pas orës 09:30 deri në 17:30, qytetarët e tjerë edhe këta dhe drejtuesit e mjeteve do të lëvizin pa autorizim. Kjo do të thotë se këta do të kenë një përparësi përsa u përket kohës dhe vendeve ku do të dalin, por nuk do të thotë që të shkelin të gjitha detyrimet përsa i përket distancimit social dhe pjesës së lokaleve dhe ambienteve të tjera, të cilat nuk janë të lejuara”, ka thënë ndër të tjera Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here