Google search engine
Home Rajoni Kosova LDK mandaton Hotin/ Kurti shpërthen në sulme, akuza Thaçit për shkelje të...

LDK mandaton Hotin/ Kurti shpërthen në sulme, akuza Thaçit për shkelje të Kushtetutës

0
429

Pas mbledhjes të së mërkurës me liderët e partive politike për marrjen e një vendimi nëse Kosova do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme apo do të procedohej me krijimin e një qeverie të re, lëvizja e radhës e Presidentit Thaçi ishte kërkesa zyrtare e drejtuar Kryetarit të LDK-së për emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Në vazhdim Kryesia e LDK-së, ka mbajtur një mbledhje e cila ka sjellë si përfundim marrjen e vendimit për të shpallur kandidaturën e Avdullah Hoti për kryeministër. “Jemi pajtuar që zotëri Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër”, ka deklaruar në përfundim të mbledhjes kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Emra të tjerë të diskutuar kanë qenë Kujtim Shala dhe Lufti Haziri, ndërkohë që edhe Mustafës i është kërkuar nga Kryesia e partisë për të marrë përsipër detyrën e Kryeministrit të ardhshëm. “Unë u arsyetova para kryesisë që nuk jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo që nuk e dëshiroj, sepse konsideroj se vendi është një të situatë të rëndë me pandeminë dhe dialogun që do të pasojë më vonë. Prandaj në asnjë rast si kryetar i LDK-së nuk do ta kisha vullnetin që unë të mos e pranoja këtë përgjegjësi që ma jap partia ime, por duke u nisur nga nevoja që unë akoma të kujdesem për shëndetin tim, për shkak të disa probleme fizike që i kam e luta kryesinë që të kenë mirëkuptim ndaj meje dhe ta gjejnë kandidatin që i plotëson të gjitha kriteret”, ka shpjeguar Mustafa. Më tej në fjalën e tij lideri i LDK-së ka cilësuar se të marrësh përsipër këtë detyrë në të tilla kushte nuk është privilegj por sakrificë, dhe se është i lumtur që Hoti ka pranuar ta bëjë këtë sakrificë në emër të partisë e në radhë të parë në emër të qytetarëve të Kosovës. Lidhja Demokratike tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe partitë e pakicave kombëtare të përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë së re. Ashtu siç edhe pritej, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LVV ashtu siç edhe ishte paralajmëruar dy ditë më parë nga ana e Albulena Haxhiut. Albin Kurti, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, i ka dërguar ditën e djeshme Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës një parashtresë, përmes të cilës ka theksuar rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin për mediat të shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, thuhet se kërkesa ndaj Gjykatës ka qenë në kuadër të respektimin të afatit 45 ditor të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, për t’iu përgjigjur kërkesës së Presidentit Thaçi për deklarimin e kandidaturës për Kryeministrin e ardhshëm të vendit. Ndërkohë që veprimet e fundit të ndërmarra nga Presidenti janë nisur nga mos deklarimi i kandidaturës pas një afati vetëm katër ditor.

Reagon Kurti

Ndërkohë në një dalje të tij për mediat, Kurti ka sulmuar presidentin Thaçi duke thënë se po tenton që jashtë kompetencave të tij të formojë vullnet politik. “Nga pavarësia qeveritare edhe prej Listës Serbe dhe PAN-it po synohet të kalohet në një varësi të dyfishtë”, tha Kurti. Ndërkohë që në prononcimin e tij për mediat në vend, kandidati për Kryeministër Avdulla Hoti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës. “Çështja e dialogut është një çështje kryesore që do të ballafaqojmë si qeveri e re. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces i rëndësisë nacional, dhe do të tentojmë të kemi përfshirje të përgjithshme, si pozitë e opozitë po ashtu edhe shoqërinë civile”, ka thënë Hoti. Ai ka shtuar se qeveria e re po ndërtohet në rrethana specifike. Ai ka shtuar se ka marrë besimin nga LDK për të provuar ndërtimin e qeverisë që si sfidë të parë do të ketë luftimin e pandemisë e pastaj edhe rimëkëmbjen ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here