Tirana është qarku më i madh në vend që deri më tani ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mes 11 rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në kryeqyter, mësohet se një vatër e re është në Petrelë.
Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Tiranë është 237 persona, ndërsa në total në të gjithë vendin 494, mes të cilëve 25 kanë humbur jetën.






































