Google search engine
Home Sociale Bie kurba e rasteve te reja/ Shkon ne 416 numri i te...

Bie kurba e rasteve te reja/ Shkon ne 416 numri i te infektuarve (zyrtare)

0
340

Ka shkuar në 416 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë.

7 raste të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që 5 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Tirana është qyteti më i prekur, pasi ka 199 raste të të infektuarve.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.

Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           199 raste

– Durrës           38 raste

– Lushnje         5 raste

– Elbasan         15 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër         49 raste

– Lezhë            14 raste

– Berat              2 rast

– Has                12 raste

– Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë               4 raste

– Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here