Ka rezultuar pozitive me koronavirus edhe bashkëshortja e shtetasit me inicialet E.K 57 vjeç, me profesion kasap me biznes në lagjen “5 Maji” në Elbasan që ndodhet i shtruar në spital që nga e Premtja, pasi rezultoi i prekur.
Ndërkohë që i janë nënshtruar kryerjes së Tamponit dhe dy djemtë e tyre dhe pritet rezultati.
Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit dhe instutucionet shëndetësore kanë kryer në fundjavë dezinfektimin e apartamentit dhe pallatin ku jeton familja e 57-vjeçarit si dhe ambientin e biznesit ku ai punonte.
Ky është rasti i 10 -të i të prekurve me Koronavirus i konstatuar në qytetin e Elbasanit. Gjatë kësaj periudhe u është bërë tamponi të paktën 100 banorëve n bashkinë Elbasan.









































