Google search engine
Home Sociale Çfarë po ndodh në Shkodër? Shtohet sërish numri i rasteve të reja,...

Çfarë po ndodh në Shkodër? Shtohet sërish numri i rasteve të reja, 4 prej tyre janë anëtarë të familjes së infektuar në Kiras

0
336

Bëhet me dije se në Shkodër 5 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19. 4 prej tyre janë anëtarë të familjes së infektuar në Kiras dhe 1 anëtar në familjen e Doracit

Shkodra ka shënuar një rritje të frikshme të numrit të të infektuar, ku sot njofton 5 raste të reja dhe 12 raste të tjera 2 ditë më parë.

Ndërkohë, ditën e djeshme në Shkodër u shënua viktima e parë e COVID-19.

Viktima ishte një 80-vjeçare e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti.

Me dy vdekjet e mbrëmjes se djeshme në  Shqipëri raportohen 20 viktima dhe 333 raste gjithsej me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here