Pak javë më parë u bë publik lajmi se një mësues që grek që punonte në një shkollë private në Korçë ishte infektuar me koronavirus. Mësohet se pas 2 javësh i shtruar në spital, mësuesi 51-vjeçar ka humbur betejën më koronavirusin dhe ndërroi jetë në qytetin e Kosturit në Greqi.
Mësuesi vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 51-vjeçari ishte baba i 4 fëmijëve.
Mësuesi grek u identifikua me COVID-19 pas mbylljes së shkollave në Shqipëri si shkak i situatës. Që prej mbylljes së shkollave ai kishte shkuar në Greqi ku edhe jeton, megjithatë si masë sigurie, të gjithë mësuesit që kishin pasur kontakte me të më herët, u vetëkarantinuan.
































