Koronavirusi i merr jetën yllit të futbollit, Lorik Cana shpreh mes dhimbjesh ngushëllimet për mikun e tij: Është një trishtim i madh, për mua dhe familjen time!

0
250

Mbarë futbolli sot është në zi pas humbjes së jetës së një ndër figurave më të mëdha të sportit.

Pape Diouf ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare, për shkak të koronavirusit. Ish-presidenti i Olumpique Marseille, nga viti 2005, deri në vitin 2009, vdiq në Dakar të Senegalit dhe e gjithë bota e sportit po shpreh ngushëllimet për të.

Edhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

“Është një trishtim shumë i madh në këto momente, që unë dhe familja ime mësuam vdekjen e Pape. Ditë e trishtueshme për të gjithë familjen e Marseille. I nderuar që kam qenë miku juaj, lojtar dhe kapiten. Pusho në paqe president”, shkruan Cana.

Koronavirusi i merr jetën yllit të futbollit, Lorik Cana shpreh mes

Diouf ishte edhe një gazetar me famë, ndërkohë që për disa kohë ka bërë edhe menaxherin për lojtarë kalibri si Joseph-Antoine Bell, Marcel Desailly, Basile Boli, Ëilliam Gallas, Samir Nasri dhe Didier Drogba. Pape është një njohje e vjetër edhe për Lorik Canën, që te Marseille ka mbajtur shiritin e kapitenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here