Drita shkëlqen mbi Europën, “Europe Shine a Light”, njoftohet spektakli alternativ i Eurovizionit në kushte karantine

0
367

Pas anulimit të Eurovizionit, i parashikuar për në Rotterdam më 12-16 maj, për shkak të pandemisë së koronavirusit, organizatorët holandeze njoftuan “Eurovision: Europe Shine a Light”, në transmetim më 16 maj në kanalet zyrtare dhe në streaming në “Youtube”. Do të jetë spektakël prej dy orësh, me artistë nga e gjithë bota, 41 këngë por asnjë në garë.

41 artistët e përzgjedhur për Eurovizionin 2020, të cilët do të thirren nga vendet përkatëse, për të respektuar normat kombëtare dhe mbylljen në të gjithë Europën, për të performuar një pjesë të këngës që do të garonin në Festivalin Europian të Këngës dhe një tjetër të edicioneve të shkuara, të përbashkët, me fjalë të unifikuara për situatën. Gjithashtu, do të përfshihen edhe yje të së kaluarës që do të këndojnë hite të historisë së Eurovizionit të vendit përkatës.

Spektakli do të prezantohet nga Edsilia Rombley, Chantal Janzen dhe Jan Smit dhe do të jetë e mundur për secilin vend, njësoj si për Eurovizionin, të përfshijnë një koment.

“Fatkeqësisht nuk do të ketë Eurovizion këtë vit. Në vend të tij, synojmë të bashkojmë Europën më 16 maj me një program të vetëm televiziv. Do të jetë një spektakël në frymën e unitetit dhe solidaritetit. Inkurajojmë që të gjitha kanalet që do ta transmetonin Eurovision Song Contest këtë vit ta transmetojnë këtë spektakël”, -kështu afirmoi koordinatori ekzekutiv i eventit, Jon Ola Sand.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here