“Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit”, gazeta e madhe sportive në Itali hapet me Ramën, ja çfarë shkruan

0
285

Gazeta prestigjioze sportit në Itali, ‘Tuttosport’, ditën e sotme është hapur me një foto të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Cristiano Ronaldo-s, futbollistit të Juventusit dhe fituesi i 5 herë Topit Të Artë.

Në titullin kryesor ‘Tuttosport’ citon një fjali të Ronaldos: “Jam tifoz me Italinë dhe Juventusin.” Rama për gazetën sportive ka dhënë një intervistë të shkurtër dy minuta e 20 sekonda ku si spunto padyshim është dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të përballuar emergjencës e koronavirusit.

Ndër të tjera për ‘tuttosport’ Rama është shprehur: “Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi-t (ish-trajner i Milan). Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit. Ronaldo dhe Buffon janë njerëz që i admiroj sepse kanë një shpirt të madh.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here