Rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit, Tatimet e Doganat përmirësojnë performancën, vijon gropa në pushtetin vendor

0
284

Të ardhurat në buxhetin e shtetit duket se po vijnë duke u rritur. Rreth 70.8 miliardë lekë janë mbledhur në arkën e shtetit në muajin shkurt, apo thënë ndryshe afro 2 miliardë lekë më shumë se një vit se e njëjta periudhë e një vitit më parë. Referuar treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e rritura i takojnë tatimeve dhe doganave, ku janë mbledhur 46.9 miliardë lekë.

TVSH-ja ka vijuar performancën pozitive gjatë këtij vit, pasi nga kjo janë arkëtuar 22.9 miliardë lekë, me një rritje prej 1.4 miliardë lekësh krahasuar me periudhën e një viti më parë, pra në muajin shkurt të 2019. Po ashtu, në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019 ka pësuar dhe tatimfitimi ku janë arkëtuar 4.5 miliardë lekë nga 4 miliardë lekë që ishin në Shkurt 2019. Ndërkaq, edhe nga akciza janë mbledhur 700 milionë lekë më shumë, apo 6.7 miliardë lekë në total. Trajektore të kundër ka ndjekur tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë arkëtuar 6.1 miliardë lekë nga 6.6 miliardë lekë që u mblodhën në Shkurt të një vitit më parë. Rënie kanë pësuar dhe të ardhurat nga taksat nacionale me rreth 200 milionë lekë.

Ndërkohë, të ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor kanë pasur perfomancë negative, pasi ka mbledhur 2.9 miliardë lekë nga 3.2 miliardë që mblodhi një vit më parë. Sa i takon shpenzimeve kapitale, janë disbursuar afro 2 miliardë lekë, apo 3.8 miliardë lekë më pak se Shkurti 2020. Ecuria e investimeve publike ka qenë shumë e dobët edhe gjatë muajit janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here