Dyshohej për vjedhjen e 12 mijë lekëve, verifikohen gjyqtarja dhe prokurorja që lanë në burg 43-vjeçarin që vrau veten në qeli

0
384

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë një verifikim hetimor për katër gjyqtarë dhe prokuroren që caktuan masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj shtetasi Bilal Hasani, i cili vari veten më 21 shkurt 2020 në paraburgimin e njohur si burgu 313 tek “Jordan Misja”. Prokurorja dhe gjyqtarët po verifikohen për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më konkretisht në verifikim janë vënë gjyqtarët Maria Qirjazi, Elona Toro dhe Artur Kalaja të Gjykatës së Apelit, gjyqtarin Ardian Kalia të shkallës së parë dhe prokuroren Elina Kombi.

Disa ditë më parë disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i dërguan një letër publike inspektorit të drejtësisë Artur Metani, të cilit i kërkuan të hetojë Sipas konkluzioneve të nxjerra nga shqyrtimi i rastit nga juristët e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, këta persona dhanë masë sigurie arrest me burg duke i mohuar të pandehurit të drejtën për avokat mbrojtës si dhe duke përdorur me tepri këtë masë sigurie ndërkohë që kishin dijeni se i pandehuri ishte me aftësi të kufizuara. Sipas familjarëve 43-vjeçari nuk duhej të gjykohej me masë sigurie arrest me burg për shkak se vuante nga skizofrenia. Regjistrimi audio i seancës gjyqësore u publikuar në media duket se mbështet pretendimet e familjarëve. “Nga materiali i publikuar në media rezulton se gjendja shëndetësore e personit nën hetim, të ndjerit Bilbil Hasani, është anashkaluar edhe nga ana e prokurores znj.Elina Kombi”, shkruhet në letrën e firmosur nga nëntëmbëdhjetë organizata.

Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Në orën 10:00 të datës 08 dhjetor të vitit të kaluar 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi shtetasi Arjan Deda e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit. Deda po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe teksa urbani ka qëndruar tek stacioni përball restorant “Durrësi”, shtetasi Bilbil Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë dhe dokumente të tjera. Pasi ka konstatuar këtë fakt, Arjan Deda është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më tutje Bilbil Hasani është kapur në flagrancë nga Deda, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas tjetër dhe e kanë mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia. Portofolin e ka marrë bashkëshortja e Dedës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here