“Turp! Po zhvlerësohet leku me galop”, Spartak Ngjela sulmon ashpër Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe ngre pikëpyetjen e madhe për kryeministrin: E bën dot qeveria Rama këtë?

0
318

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi ka reaguar ndaj masave që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e COVID-19. Avokati i sugjeron Ramës të bëjë testim masiv si Koreja e Jugut. Ai gjithashtu ka sulmuar guvernatorin Gent Sejko për rënien e lekut kundrejt monedhave tjera

Postimi i Ngjelës:

Korea e Jugut e tregoi rrugën kundër koronavirusit: ushtroi testimin masiv të qytetarëve. E bën dot qeveria Rama këtë?

Izolimi i rasteve të testuara, dhe vazhdimi i jetës në normalitet, kjo është rruga e suksesshme e Koresë së Jugut me anë të testimit masiv të shoqërisë..

Ka dëm të madh ekonomik Shqipëria sot. Por këta po zhvlerësojnë edhe lekun. Sot leku me euron, nga 122 lek ka shkruar 130 lek. Turp. Nuk dihet ç’po ndodh. Ç’është ky Guvernator që takon Kryeministrin! Pas takimit të Ramës me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u zhvleftësua leku.
E kuptoni se ku jemi?
Për të dalë nga kjo gjendje duhet që, nga një anë, të bëhet testimi masiv i shoqërisë, dhe izolimi vetëm për të prekurit nga virusi. Kurse, nga ana tjetër, duhet të ushtrohet presion mbi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Të dalë Guvernatori dhe t’u shpjegojë shqiptarëve pse po zhvlerësohet leku me galop.
Këtë ai e ka detyrë funksionale: tregu dhe konsumatori kërkojnë garantimin e monedhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here