“Është sikur të kishte kaluar përsipër një kamion”, Skënder Brataj tregon si po i përjeton simptomat e koronavirusit dhe 3 ilaçet që po përdor për kurim

0
400

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se ndihet mirë pas infektimit nga koronavirus dhe se shpreson që shumë shpejt të kthehej në punë.

Brataj tha se tre ditët e para ishin shpërthim total i simptomave të dhimbjes së fytit, të kokës, kolla dhe temperatura e lartë. Drejtori u shpreh se mjekimi normal ishte paracetamoli, aspirina dhe takipirina dhe se sëmundja të jep një këputje fizike “sikur të kishte kaluar përsipër një kamion”.

“Shfaqja e menjëhershme të simptomave vjen pas periudhës së inkubacionit, kulmi i saj në 4-5 ditët e para. Shpërthimi vjen me temperaturë të lartë, dhimbje koke, fyti. Mendoj se e kam kaluar më të keqen e sëmundjes.Tri ditët e para ishin shpërthim i të gjitha simptomave. Kontrolli përmes medikamenteve më të thjeshta, Ilaçi i parë që përdora ishte paracetamoli dhe aspirina.Për fatin e mirë mendoj se hyj tek ai 80 për qind që e kalon me simpotma të lehta. Nuk është vetëm temperatura si simptomë.Të dhemb çdo pjesë e trupit, që nga fija e flokut deri tek thoi i këmbës, sikur të kanë rrahur gjithandej. Dobësia më e madhe e kësaj sëmundjeje është se rri vetëm shtrirë, temperatura e përkeqëson më tej gjendjen”, – shpjegoi ai për Euronews Albania.

Kreu i Urgjencës bëri thirrje që në çdo rast të ruhet qetësia, ndërsa rekomandoi që në rastin e temperaturës dhe kollës, që siç shpjegoi janë mekaniza të mbrojtes së ogranizmit, të përdoren medikamente vetëm në temperaturën mbi 38, 5 dhe në rastin kur kolla bëhet shumë e bezdishme dhe na pengon të flemë.

 Brataj tha se se fluksi i pacientëve që po regjistrohet aktualisht në vendin tonë nuk është shumë i madh, po ta krahasosh me vendet e tjera si Kina apo Italia. Kjo sipas tij për dy arsye:

“Që funksionuan masat e menjëhershme parandaluese të vendosura që me shfaqjen e rastit të parë, ndaj kjo duhet të vazhdojë. Dhe e dyta, njerëzit janë monitoruar në shtëpi me shenja dhe simptoma të lehta dhe ma do mendja janë shëruar. Ardhja e pacientëve në spitale janë ato raste që kanë pasur komplikacione”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here