Një nga të infektuarit me koronavirus është edhe një 31 vjeçar i ardhur nga Milano. Ai teksa ndodhet i izoluar tek infektivi, në një lidhje telefonike ekskluzive për Ora Neës shprehet i shqetësuar për situatën.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se një djalë 31 vjec ng Tirana i cili kishte udhëtuar nga Milano kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, por ai vetë thotë se asnjë nga mjekët nuk I ka komunikuar atij rezultatet.
Ai qëndron i izoluar prej së dielës në spitali infektiv
“S’kam asnjë përgjigje. Unë jam top. Më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po I bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta”.






































