“Janë tradhtuar nga qeveria”, Basha shkon pranë grevistëve të Fierit dhe iu bën premtimin e madh: Viktimat e Edi Ramës janë njerëzit e thjeshtë!

0
353

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi sot nga afër punonjësit e Uzinës në Ballsh dhe atyre të nënstacionit elektrik të Poçemit që janë futur në grevë urie prej disa ditësh.

Teksa nënvizoi se ata janë të tradhtuar nga qeveria, Basha premtoi mbështetje pas kusht për kërkesat e tyre.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan kryedemokrati 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here