Ekspozitën “Tirana, 100 vjet kryeqytet”, u çel në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Kjo ekspozitë vjen për të përkujtuar një ngjarje të rëndësishme historike, për shtetin shqiptar. Përmes koleksione nga fondi i arkivit, i dokumenteve dhe i dëshmive historike ekspozita sjell rrugëtimin patriotik dhe shpirtëror nga data e themelimit deri më sot, traditat, kulturën, historinë, arkitekturën dhe zhvillimin e Tiranës si kryeqytet. Kjo ekspozitë rikthen në vëmendje të publikut nga “Zani i ri”, organi i parë që u botua pas shpalljes së Tiranës kryeqytet, me drejtor një nga figurat e shquara të vendit, Osman Myderrizi, deri te botimet më të fundit. Gazetat dhe revistat e kohës, si: “Ura e Shkumbinit”, “Bisedimet e Kuvendit Kushtetues”, “Diturija”, “Hylli i Dritës”, “Shqypnija e Ilustrueme” etj.; studime e botime, si: “Historia e Tiranës”, “Tirana në rrjedhën e kohës”, “Themelimi i Tiranës”, “Tirana e vjetër”, “Mbiemrat e familjeve të Tiranës”, “Tirana në legjenda dhe balada”, “Patriotizma në Tiranë” etj, reflektojnë këtë rrugëtim 100-vjeçar të kryeqytetit shqiptar. Kjo eskpzoiutë në Bibliorteëkn Kombëtare ëhstë në vijim dhe të tjerave q ëjanë hapur më parë për nagjrje të shënuara në vend. Ekspozita Tirana, “100 vjet kryeqytet” do të qëndrojë e hapur në Hollin e Bibliotekës Kombëtare nga data 11-18 shkurt 2020. Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës, i cili zhvilloi punimet në janar 1920. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziazëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920.