Google search engine
Home Aktualitet Lajm i trishtë! Vdes legjenda e kinematografisë, të gjithë i kemi parë...

Lajm i trishtë! Vdes legjenda e kinematografisë, të gjithë i kemi parë filmat e tij!

0
297

Lajm i zi për kinematografinë botërore.

Mësohet se legjenda e Hollywood, aktori Kirk Douglas, një figurë e kinemasë për 6 dekada ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare.

Ai njihet për shumë role të luajtura, ku vlen të theksohet roli protagonist në filmin klasik Spartakët të bërë në vitin 1960.

Douglas lindi në New York në vitin 1916 dhe spikati gjatë ‘Epokës së Artë’ të Hollywood duke u nominuar për Oskar për herë të parë në vitin 1949 me filmin Champion. Douglas është nominuar 3 herë për çmimin Oskar.

Ai është babai i aktorit që ka fituar Oskarin, Michael Douglas.

“Me trishtim të thellë, vëllezërit e mi dhe unë ju njoftojmë që Kirk Douglas na la sot”, thuhet në një deklaratë të Michael.“ Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave … por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht babai”.

Lajm i trishtë! Vdes legjenda e kinematografisë, të gjithë i
Lajm i trishtë! Vdes legjenda e kinematografisë, të gjithë i
Lajm i trishtë! Vdes legjenda e kinematografisë, të gjithë i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here