Ambasadorja e SHBA në Tiranë në seminarin me temë “teknologjia e gazit të lëngshëm” shprehet se me zhvillimin e infrastrukturës, Shqipëria mund të kthehet në një potencial për rajonin.
Ajo tha se së shpejti kompanitë amerikane do të nisin studimet për gazin natyror në Shqipëri.
“Gazi natyror lëshon më pak dioksid karboni sesa qymyri dhe lëshon sasi të papërfillshëm dioksid squfuri dhe dioksid azoti. Nëse mund të zhvillojmë infrastrukturën përkatëse Shqipëria mund të bëhet një qendër rajonale dhe kjo do të sillte përfitime në ekonominë e Shqipërisë. Do të ishim të kënaqur ta shikonin Shqipërinë lider në rajon”, tha Yuri Kim.
































