Google search engine
Home Lifestyle Shkence “Me këto mjete të reja ne presim të mësojmë se si ndërvepron...

“Me këto mjete të reja ne presim të mësojmë se si ndërvepron Dielli me Tokën”/ Kapen imazhe të papara ndonjëherë

0
359

Teleskopi Diellor Daniel K. Inouye ka prodhuar imazhin me rezolucion më të lartë të sipërfaqes së Diellit të marrë ndonjëherë. Imazhet e kapura nga teleskopi më i madh diellor në botë tregojnë sipërfaqen e Diellit në “detaje të papara” – përfshirë forma të ngjashme me qelizat që janë sa madhësia e shtetit amerikan të Teksasit.

Pamjet e publikuara nga studiuesit në Universitetin e Havait kanë treguar sipërfaqen e Diellit në më shumë detaje se kurrë më parë.

Një video e pamjeve të përpiluara nga studiuesit tregon sipërfaqen e artë- të portokalltë të Diellit, të mbuluar në struktura të ngjashme me qelizat që janë sa “madhësia e Teksasit” si dhe “gjurmët e vockla të magnetizmit” që shtrihen në hapësirë, tha universiteti në një deklaratë.

Shkencëtarët shpresojnë të përdorin të dhënat e mbledhura nga teleskopi për të hartuar fushat magnetike në koronën e Diellit, zona më e jashtme e Diellit ku ndodhin shpërthime diellore që mund të prishin fluturimet, navigacionin GPS dhe ndërhyrjet në Tokë.

“Është fjalë për fjalë kapërcimi më i madh në aftësinë e njerëzimit për të studiuar Diellin nga toka që nga koha e Galileos. Është një punë e madhe,” tha Jeff Kuhn i Institutit të Astronomisë (IfA) të Universitetit të Havait.

Teleskopi Inouye në Hawaii është më i madhi në llojin e tij në të gjithë botën.

Teleskopi, i cili është i ngulitur në majën e një vullkani në ishullin Havai të Maui, do të bëhet më i fuqishëm gjatë muajve të ardhshëm me shtimin e disa instrumenteve të reja që do të ndihmojnë në hartimin e fushave magnetike të Diellit në “detaje ekstreme. ”

“Me këto mjete të reja ne presim të mësojmë se si ndërvepron Dielli me Tokën,” tha Kuhn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here