Plas sherri/ “Iku nga Top Channel’, se ka miq në ministri”, gazetarja shqiptare i kthehet keq Rezart Veleshnjës: Të kanë bërë dëm provat e gjata në Portokalli! (Zbulon edhe bisedën me Mamaqin)

0
344

Pak ditë më parë gazetarja Kozeta Kurti kishte lajmëruar se do të ndërhynte në një emision në ‘Top Channel’ për të dhënë opinionin e saj për temën që do të diskutohej. Mirëpo edhe pse kishte lajmëruar ajo nuk u bë pjesë e atij emisioni.

 Pikërisht për këtë ka folur në rrethin shoqëror aktori Rezart Veleshnja, i cili ka thënë se gazetarja nuk qëndroi për të folur në një emision në ‘Top Channel, pasi do “i digjte” për ato që do të dëgjonte në lidhje me fondet që jep ministria për filmat shqiptarë.

Këto fjalë i kanë shkuar në vesh Kozeta Kurtit e cila ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale. Kurti shprehet ndaj Veleshnjës se provat e gjata të Portokallisë, nuk i  kanë lënë kohë të shohë filma të tjerë, përveç skeçeve të Portokallisë. Ajo i thekson më tej se ka shumë miq në ministri po asnjëherë nuk ngurron të deklarojë ato që mendon për filmat shqiptarë pasi është gazetare prej 22 vitesh.

“Se dyti Rez, une kam shume miq ne Ministri, ne ate sot, ne ate dje, pardje dhe do te kem edhe ne ate qe do te vije neser, pasneser, se jam gazetare prej 22 vjetesh, ne 16 prej tyre, me diplome. Kam aq miq, se paku te informohem qe fondet per prodhimin e filmave, i ka kryesisht Qendra Kombetare e Kinematografise.”, shprehet ndër të tjera ajo.

Gazetarja tregon më tej edhe një bisedë me Ermal Mamaqin. “Une deklaroj me pergjegjesi te plote qe kam takuar Ermal Mamaqin vitin e kaluar dhe e kam pyetur konkretisht keshtu: “Vertet e ke qe nje bashkim etydesh publicitare, e quan film?” dhe Ermal Mamaqi me eshte pergjigjur: “Ashtu eshte si thua ti. Une nuk jam kineast, une jam biznesmen”, është shprehur ajo.

Reagimi:

Para pak, kisha dhene fjalen se do te hyja ne nje lidhje direkte ne nje program ne Top Channel dhe kisha njoftuar qe kater dite me pare qe s’mund te qendroja me gjate se ora 13.30, sepse ne 14.00 kisha nje takim, te cilin nuk mund ta humbisja per nje milion arsye dhe duke qene se tentova ta marr fjalen dy here e nuk munda, m’u desh te largohem.

Miqte me thone se Rezart Veleshnja, paska thene: iku se do kete ndonje mik ne ministri dhe po i djeg per keto qe po themi ketu, qe s’na japin fonde. (sqaroj se nuk e kam degjuar vete dhe nese nuk eshte keshtu, i kerkoj falje).

Perfitoj nga rasti t’i them ketu, ato qe s’thashe dot aty, per temen Filmat dje vs filmat sot.

1- Po e nis nga Rezi (se kete e degjova vete kur e tha) se pas viteve ‘90, i vetmi qe bente filma, ishte i ndjeri Gjergj Xhuvani. I dashur Rez, ndoshta provat e gjata te Portokallise, nuk te kane lene kohe te shohesh filma te tjere, pervec skeceve te Portokallise, por te kujtoj vetem nje, filmin “Delegacioni” te regjisorit Bujar Alimani, fitues ne festival filmi te kategorise A. Tere bota po shkon drejt bashkeprodhimeve, por une nuk e di se ne cilin Festival filmi ke shkuar se fundmi.

2- Se dyti Rez, une kam shume miq ne Ministri, ne ate sot, ne ate dje, pardje dhe do te kem edhe ne ate qe do te vije neser, pasneser, se jam gazetare prej 22 vjetesh, ne 16 prej tyre, me diplome. Kam aq miq, se paku te informohem qe fondet per prodhimin e filmave, i ka kryesisht Qendra Kombetare e Kinematografise.

3- Se treti Rez, une jam e paqarte se c’beje ti ne ate panel.

4- Se katerti filmat e dikurshem nuk jane me te mire se filmat e sotem; ata udhehiqeshin nga ideologjia dhe cenonin krijimtarine e pavarur; por jane padiskutim pjese e historise. Kishte filma te mire dhe filma medioker; te sotmit udhehiqen nga biznesi, prandaj dhe quhen komerciale, si cdo produkt tjeter qe perderisa prodhohet, edhe do shitet. Pas 90-es ka filma te mire dhe filma medioker.

Promovimi eshte argument tjeter. Ne premierat e filmave qe profesor Trebicka i quan sharlatane, nuk ka publik qe te “lag me shampanje”, por midis te tjeresh, edhe shume kolege te profesor Trebickes.

Une deklaroj me pergjegjesi te plote qe kam takuar Ermal Mamaqin vitin e kaluar dhe e kam pyetur konkretisht keshtu: “Vertet e ke qe nje bashkim etydesh publicitare, e quan film?” dhe Ermal Mamaqi me eshte pergjigjur: “Ashtu eshte si thua ti. Une nuk jam kineast, une jam biznesmen”.

5- Se pesti, dilema ime eshte: A mund te shpjegoje dikush pse filmat e kineasteve te medhenj nuk e kane kete vemendje (jo vetem te publikut) por edhe te njerezve me te njohur e publike ne kete vend, midis te cileve nuk ka vetem blogere e modele instagrami, por edhe gazetare, shkrimtare, aktore, regjisore, producente, kengetare etj etj. Media, -thone! Por une prape them: Pse pra? Se u shkon kryeministri, thone! Po une prape them: Pse pra?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here