Elvana Gjata fillon ‘të hakmerret’ pas humbjes në Festivalin e RTSh-së? ‘Zbulohet’ lëvizja e papritur e këngëtares

0
275

Këngëtarja Elvana Gjata e shprehu hapur zhgënjimin e saj, pasi nuk arriti të merrte çmimin e parë në Festivalin e RTSh-së. Elvana ishte pothuajse e sigurt për fitoren me këngën “Me Tana”, dhe publiku e mbështeti gjerësisht. Por, një tjetër lajm po qarkullon në rrjete sociale, që flet për një pjesmarrje të këngëtares në “Eurovizion 2020”, por jo si përfaqësuese e Shqipërisë. Nëse futesh në rrjetin social Tëitter, dhe kërkon: Elvana Gjata San Marino, dalin një lumë komentesh që flasin për një pjesëmarrje të këngëtares në Eurosong 2020. Komentet për Elvana Gjatën në Tëitter. “Njerëzit mendojnë se San Marino do të dërgojë në Eurovizion Elvana Gjatën?”– shkruan një ndjekëse në Tëitter. “Nuk jam një fanse e këngës “Me Tana” dhe e Elvanës, por nëse ajo vërtet do ta përfaqësojë San Marinon, është një hakmarrje, që nuk dua ta humb”– vijon një tjetër mes dhjetëra komenteve në rrjete sociale. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here