Media gjermane “Bild” fshin artikullin kundër Bashës, reagon Taulant Balla: Të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në librat dhe regjistrat e Departamentit amerikan të Drejtësisë

0
277

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në një prononcim për mediat ka reaguar për shkrimin e publikuar në prestigjiozen gjermane, BILD që u fshi menjëherë. Artikulli kundër Bashës kishte të bënte me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bild kishte një shkrim për lobimin që sipas gazetës, PD kishte lobuar në SHBA.

Balla i përgjigjet interesit të gazetarëve: PS nuk ka asnjë qendrim për fshirjen, leximin, kush e ka lexuar e kush e ka kuptuar një shkrim të caktuar në media. Ka pafund media që kanë shkruar, “The Times”, “Motherjones”, për një çështje që nëse hyn në faqen e Departamentit, i ke aty të gjitha kontratat. Vëmendja është kthyer nga mediat për shkak të pandëshkueshmërisë. Gjykata i dha pandëshkueshmëri Lulzim Bashës. Janë publikuar kontratat e Lulzim Bashës, numri i pasaportës diplomatike, shumat që lobuesi thotë se i ka marrë nga PD. Për të gjitha këto, s’duhet të më pyesni mua. Është e qartë që Lulzim Basha ka gënjyer publikun. Lulzim Basha thoshte se 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga dashamirës, më pas thotë s’i kam paguar. Gjyqtari thotë se nuk i ka paguar.

Pyetje: Shkrimi është fshirë, ju e keni ripostuar dje?

Taulant Balla: Ju lutem, sqarojeni ju me gazetën. Nuk është një, janë disa media botërore që kanë shkruar për këtë çështje. Janë çështje që lidhin Gjermaninë me Evropën. Unë ripostoj në FB tim çdo shkrim që vë gishtin mbi plagë. Është në nderin e PD, dhe jo të Lulzim Bashës, që PD të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në librat dhe regjistrat e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here