Pranvera Pustina do të jetë shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm OIsian Çela. Këshilli i Lartë i Prokurorisë me kërkesë të Kryeprokurorit ka miratuar propozimin e Pustinës, që komandohet ndihmës magjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme, në postin e shefes së kabinetit.
Olsi Dado është emri i dytë që ka marrë miratimin e KLP-së, i cili do të jetë shefi i marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa do të mbajë edhe postin e drejtuesit të dekriminalizimit në vendin e Arben Krajës, që u zgjodh drejtues i SPAK-ut.
Emri i tretë që ka marrë aprovimin e KLP-së është Arens Çela, që është komanduar ndihmës- magjistrat në Prokurorisë së Përgjithshme, por ende nuk dihet posti që do të mbajë në stafin e ri të organit të akuzës.