Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare, ditën e djeshme.
Ikja e Xhodës, ashtu siç e njihnin të gjithë ka shkaktuar një dhimbje të madhe në radhët e artistëve, të cilët kanë punuar me të për vite me radhë.
Aktori Petrit Malaj, ka rrëfyer për kontributin e vyer që ka dhënë Xhevdet Ferri për kinematografinë shqiptare jo vetëm në interpretim por edhe në menaxhim.
Malaj rrëfen edhe momentet e fundit të aktorit, i cili vnate nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se përballoi me sukses disa kimoterapi dhe të gjithë menduan se e kaloi, madje në dhjetor ka dhënë mësim për studentët te Akademia e Arteve.
“Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha. Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët”, shprehet aktori.
Pjesë nga intervista në studion e abc news
Një djalë kurajoz, që gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë shumë jo vetëm në interpretim, por edhe në një drejtim tjetër që arti ka nevojë, sa i takon menaxhimit të tij.
Unë e njoh më së shumti pas viteve ’90. Por një fjalim që ai ka mbajtur për kthimin e pronës, ka mbajtur një qendrim tejet të djathtë në atë kohë, por shumë i vërtetë.
Ai gjithmonë është përpjekur të jetë vetëvetja dhe të thotë të vërtetën. Nuk përpiqej njeri që me Xhevdetin të bisedonte para se të kishte një komunikim, kishte një mendim të tijin shumë të prekur.
Nuk ishte edhe emocinal…
Prandaj fola për këtë pjesë të dytë të tij, do e mbajmë med shumë për këtë gjë dhe kemi nevojë për këtë. Mendoj se ka lënë gjurmë, që edhe në universitetin e arteve kemi vite që punojmë së bashku. Xhoda ishte një nga dekanët e parë, filloi të hapë fakultetin. Ishte një hapje që i dha frymë fakultetit. Xhoda ishte hartuesi kryesor i ligjit për kinemanë.
Është hartues i ligjit dhe debatues në atë kohë.
Përpiqej të krijonte lobingje në të mirë të artit të kinema.
Pak njerëz e dinë për një periudhë të shkurtër ka qenë drejtor i përgjithshëm i Top Channel. Më pas ai u largua, por ky protokoll ka funksionuar jo vetëm në TCH por edhe në tv e tjera.
Xhoda nuk mund të rrinte i fjetur, ai i gjente punë vetes. Në fakt përfitonim të gjithë. Jemi mërzitur shumë me ikjen e tij.
Vuante nga një sëmundje?
Prej një viti ka qenë shumë sëmurë. Ka pasur sëmundje të keqe tumoriale. I përballi me sukses rreth 8 kimioterapi. Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë,por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha. Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët.
Nuk e priste fundin?
Por nuk e priste asnjëri. Edhe këtë do mendosh tani, i thonim. “Jo mor jo tha”. Ishte me kurajo. Të nesërmen tentoj të shkoj në spital dhe më thonë e kishin cuar në reanimacion.
Ju keni jetuar si artist në të dyja periudhat. Ndryshimet e mëdha politike sjellin edhe ndryshime interpretuese. Ky njeri nuk hoqi dorë kurrë nga interepretimi. Ishte shumë i dhënë pas kinemasë.
Unë kam pasur fatin të interpretoj me Xhodën që 20 vjeç. Ishte filmi i tretë i tij kur unë kam interpretuar me të. Një djalosh që vinte nga Durrësi, shumë më i hedhur sesa ne. Edhe regjisori kishte një komunikim shumë më xhentil. Ishte për një atmosferë të shkëlqyer në sheshin e xhirimit. Ishte njeri i komunikimit. Ajo që në dhemb është se e kemi humbur si koleg aty. Këto vite kemi humbur disa njerëz të nevojshëm. Humbën Gjergj Xhuvanin, tani Xhevdet Ferrin. Njerëz që i kanë dhënë shumë asaj shkolle.
Ne të tjerët të cilët nuk ishim artistë, ishim të dhënë edhe nga mënyra sesi ai jetonte,miqësohej dhe e përcillte të gjithë këtë enrgji. Mua më ka bërë përshtypje një shkrim nga Ermal Mulosmani, një producent, dua të të shkëpus një gjë të vogël që ai thotë “Xhevdet Feri nuk ishte vetëm një njeri brilant, kalonte nga letërsia greke te ajo ruse, pastaj merrj me realistët sipas tij ai mund të ishte bërë shumë mirë, nëse do nuk do ishte bërë akator, mjek…”
Ka qenë kurajoz, merrte përsipër. Për mua do të thotë shumë.