Pasi muajsh me radhë kundërshtimesh dhe diskutimesh për reformën zgjedhore, Partia Demokratike sot është ulur në tryezë sëbashku me LSI që përfaqësohej nga Petrit Vasili dhe firmosur marrëveshjen për reformën zgjedhore.
Pas kësaj ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili ka ironizur këtë marrëveshje mes palëve politike.
Reagimi i Hoxhës:
Ja pra qe krisma nuk ka patur!!!!
Edhe nese keni degjuar te shtena, ato kane qene diku larg
Si i tha krajli Serbise, Hamza Kastriotit,
“Dhe cakejt nder male do te qeshin me ju”…
Ne fund te fundit kaq ishte.
Dje gjykata pushoi gjykimin per 650 mije dollaret e “ndershem”, qe me shume se sa Bashen, shpetuan nga sikleti Ramen.
Sot u realizua takimi i shume pritur(se kuptoj xhanem pse humben kohe nje vit duke djegur dhe mandatet e shkuara dem, kur kete takimin e kuartetit mund ta benin kur tu donte kokrra e qejfit)…
Jeta vazhdon
Hajde dhe nje duhet se u mbush autobuzi i radhes per Gjermani…